Kjo javë vendimtare për…titullin
Tani jemi para faktit. Me 15 javë të luajtura në Superiore,10-të skuadrat elitare, në një mënyrë, kanë profilizuar pozicionet e tyre në tabelë.
Përpos Vllaznisë ndërsa ka ruajtur njëtrajtëshmërinë e kryesuar renditjen, të tjerat janë kapluar shpesh nga faza të ndryshme ulje- ngritje ku kriza ka qënë prezente thuajse te të gjitha. Ku më shumë e ku më pak.
Me merkaton e janarit hapur, Tirana, Partizani e ndonjë ekip tjetër, mund të përmirësojë rendimentin për pjesën tjetër të garës pasi kanë afruar disa futbollitë cilësorë por dhe mund të rrëmbejnë sërish ndonjë lojtarë me peshë.
Pas fitores në derbi, të kuqtë shihen si rivali i parë i shkodranëve që me gjasë janë duke i besuar kontigjentit aktual duke mos afruar ndonjë futbollist cilësorë.
Në vijim, për tu parë ecuria e skuadrave si Teuta, Laçi, Kukësi e Tirana. Në fund, Kastrioti, Bylis, Skënderbeu dhe Apolonia. Me shumë mundësi ky kuartet, do ndajë fundin e sezonit të 82-të.
Gjithësesi të dielën dhe të hënën e 16-ta.
24 janar:
13:45 Kukësi- Bylis
13:45 Skënderbeu- Apolonia
16:45 Vllaznia- Kastroti
25 janar:
13:45 Tirana- Laçi
16:45 Teuta- Partizani