FSHF marrëveshje me Universitetin e Sporteve

Nis këto çaste ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Universitetit të Sporteve të Tiranës. Paraprakisht po referon Presidenti i FSHF, Armand Duka.
Duka nënvizoi se kjo marrëveshje do ti shërbejë si sportit ashtu dhe studentëve.
“Kemi inicuar së fundmi një projekt i cili mbështet kërkimet shkencore deri në vlerat 20 mijë euro. Besoj se këto do ti shërbejnë zhvillimit të shoqërisë dhe sportit në veçanti. Për ne është një ditë e rëndësishme sot firmosja e kësaj marrëveshjeje.
Është fryt i punës së ekspertve,e cila konsisiton në shfrytëzimin e gjithë pajisjeve apo laboratorëve që universiteti ka, në shërbim të futbollit apo trajnerëve të futbollit, në futjen e lëndëve të ndryshme apo kurrikulës në US. Do fillojë me një master për video-analizë të shpejtë e cila do shoqërohet me programe të tjera në US.
Kjo marrëveshje parashikon dhe një bashkëpunim në fushën e infrastruktuës në Universitetin e Sporteve përmes fondit të FSHF-së dhe donatorëve tanë FIFA dhe UEFA dhe do të vazhdojë dhe në të ardhmen.”
Pas kreut të Federatës së Futbollit, fjalën e mori rektori i UST Agron Kaso i cili falenderoi FSHF-në dhe vlerësoi marrëveshjen duke e konsideruar atë një veprim jetik. Sipas tij, kjo figuron marrëveshja më e rëndësishme që UST ka arritur të firmosë që prej ditës së angazhimit të tij si rektor.(video)