Petev, trajneri i ri i Bosnje Hercegovinës

Bullgari Ivalio Petev, merr stolin e Bosnjë Hercegovinës. Trajneri 45 vjeçar ka drejtuar më së shumti në rang klubesh ndërsa në karrierë, ka trajneuar skuadra si Dinamo Zagreb, Ludogorets, AEL Limasol, Omonia Nikozia, AL Kadisa etj.

Por kulmin Petev e ka patur përgjatë viteve 2014-2016 kur iu besua timoni i kombëtares bullgare.

Në këtë pozicion të ri, Petev do të zevendësojë Dushan Bajeviç. Përballja e parë e tij me skuadrën ballkanase, vjen në mars kur për ‘Katar 2022’, eliminatore, do luajë Finlandë-Bosnjë- Hercegovinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!