Rrëzohet Liverpul, Muriqi gjën golin,portieri merr autorësinë

Kupa e Italisë:

Lacio me Strakoshën në portë dhe Muriqin në sulm, kaloi Parmën për 1/8 e Kupën e Italisë. Golat erdhën nga parolio në të 28′ për bardhekaltërit ndërsa në pjesën e dytë Parma barazoi me një gol të dyshimtë për pozicion jashtë loje me Mihaila në të 83-ën.

Kolombo shkaktoi autogol në të 90-ën kur topi i goditur me kokë nga Muriqi preku shtyllën dhe shpinën e portierit duke i siguruar Lacios kualifikimin.

Premier League:

Ndërkaq pas 69 ndeshjesh pa humbje në shtëpi, vjen rrëzimi i Liverpulit. Skuadra e Jurgen Klop, është mundur në “Anfield”, nga Bërnli 0-1 me një penallti që u duk ‘dhuratë’ nga gjykimi dhe sistemi VAR. Pesë ndeshje pa fitore, do të thotë se kampionët e Anglisë, kanë probleme.

La Liga, Luis Suarez bën heroin në fushën e Eibar teksa me dy gola personalë, i dha tri pikë skuadrës së Atletiko Madrid (1-2 final). Goli i dytë nga penalltia përcaktuese pasi shifrat në të 89-të kur u realizua goli, ishin 1-1.

Në kualifikueset e Kupës së Mbretit, Barcelona fitoi në shtesë në fushën e Kornelës gjatë kohës shtesë 0-2. 90′-minuta 0-0 me të veçantën se ekipi Blaugrana, humbi dy penallti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!