Partizani-Tirana numër 160-të…

Derbi numër 160-të Partizani-Tirana, si rrallë herë do luhet jo vetëm pa tifozë por dhe jashtë kryeqytetit. Dy skuadrat e mëdha shqiptare, kushtëzuar nga shumë faktorë, për momentin pozicionohen shumë pikë larg kreut që mbahet nga Vllaznia me 36 pikë.

Partizani:

Te Partizani aktual, mungojnë disa pikë por atomsfera ndër më të mirat. Pasi fitoi të drejtën me FIFA-n për të zhbllokuar merkaton dhe së fundi fituar edhe ‘Çinarin’, të kuqtë me disa përforcime, nisen si pritës në ‘Elbasan Arena’.

Përpara sfidës së sotme, ka patur zëra se nga përfundimi i këtij 90′ minutëshi do të operohet në merkato. Aty ku klubi 16 herë kampion, dëshiron ende përforcime. Largimi i Brajan Braun pritet të rekuperohet nga një sulmues race. Përpara derbit, vendi i tretë 23 pikë.

Formacioni i mundëshëm i Partizanit:

Hoxha; Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj; Murataj, Broja, Mala; Melo, Solomon, Asani.  Tr: Ilir Daja.

Tirana:

Nevil Dede deklaron në sulm Taulant Seferin dhe Ernest Muçin. Me një sistem të qartë: 3-4-1-2. Me Torasën me detyra specifike dhe Bathën lider në mesfushë. Hoxhallari, Najdovski dhe Toshevski janë teshja e konfirmuar para portierit Visar Bekaj.

Te bardheblutë ka patur disa goditje të forta në merkato dhe me rekuperimin e Çelhakës dhe Kalesë, apo aktivizimin e pritëshëm të ish- lojtarit të HJK Helsinki,Vairinen (mbërriti dje dhe sot nuk është gati), kjo Tiranë kërcënon. Përpara derbit, vendi i 5 me 20 pikë.

Formacioni i mundëshëm i Tiranës:

Bekaj; Toshevski, Hoxhallari, Najdovski; Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa; Muçi, Seferi. Tr: Nevil Dede.

Ndërkaq, derbi 160-të, në program në 18:00 në ‘Elbasan Arena’, do të drejtohet nga ndërkombëtari elbasanas, Enea Jorgji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!