Sot Superkupa, Napoli favorit ndaj Juves…

Sot në stadiumin MAPEI në Rexhio-Emilia, finalja e Superkupës së Italisë. Juve në vështirësi me kontigjentin, Napoli i plotë.

Që prej 1988, kur dhe nisi të luhej, Superkupa e Italisë sot me duelin Juventus- Napoli në Rexhio-Emilia duke nisur nga ora 21:00. Trofeu i parë ishte për Milanin, më 14 qershor 1989. Ishte edicioni i vitit 1988, i pari në fakt, i cili u pasua nga sukseset e Interit, Napolit dhe Sampdorias.

Suksesi i parë i Juventusit erdhi në edicionin e vitit 1995 kundër Parmës, ndërsa më pas e kanë fituar plot 8 herë.E fundit prej të cilave daton në vitin 2018, kur ekipi i Alegrit mundi Milanin në Jedah. Nga ana tjetër, Napoli numëron dy trofe.

Atë të vitit 1990 dhe atë të vitit 2014, në të dy rastet kundër Juventusit. Në edicionin e fundit, atë të vitit 2019, Superkupa u ngrit në qiell nga Lacio në Riad, pikërisht kundër Juves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!