Djarmati: Vllaznia e qartë në merkato…

Drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati, po del shpesh para mediave sportive në vend të teknikut Bradriç. Në fakt dhe pyetjet konsistuan te emrat e merkatos aty ku përgjegjësia mbetet e kroatit.Zyrtari i Vllaznisë tha se është arritur marrëveshja me mesfushorin Klodian Gjino, i cili vjen nga Greqia. Foli edhe për Cise që është në provë, transferimin në Japoni të Ismael Dunga dhe sqaroi pozicionin e ri të Ardit Hoxhajt.

GaraÇdo javë është provë e vështirë, deri në fund të kampionatit. Këtu jemi me meritë dhe falë punës sonë. Do të bëjmë maksimumin çdo ndeshje. Çdo ekip që luan kundër Vllaznisë, tashmë jep më shumë në fushë, sepse luan kundër kryesuesve të kampionatit. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë me qetësi dhe punë. Presion nuk ka ndjerë asnjë deri tani. Në fund, pas 22-javësh do të shikojmë ku jemi”.

Merkato…Për momentin po presim Klodian Gjinon. Nuk ka mbërritur ende në Shkodër, do të vijë sot deri në fund të ditës. Është një mesfushor, lojtar i Kombëtares U-21, nuk ka qenë kalimtar, ka luajtur në 2 cikle, në eliminatoret për Europian dhe Botëror. Prezantimi do të bëhet kur të vije në Shkodër. Ishim pranë akordit edhe me një lojtar tjetër, por rrugët ndryshuan në mes dhe shkoi te një klub tjetër”

Cise?Ka ca cilësi shumë të mira. Ne kemi një opinion për të. Sise është i varur nga Dunga. Ne shpresojmë që ai do të vije me gjithë këto burokraci që ka atje. Ne po presim vizën e punës, për të ardhur në Shqipëri. Pa vizë pune nuk kthehet dot në Shqipëri. Shpresoj që çdo gjë do të mbyllet në një mënyrë të mirë”.

Hoxhaj?Ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare. Kur ka oferta të bindshme për klubin, normale që do te diskutojmë për shitje. Jemi në një periudhe, ku shpresojmë që cilësia e klubit do të rritet edhe me shitjet e lojtarëve.  Çdo lojtar ka një çmim dhe e ka ëndërr të luajë në një kampionat më të fortë se kampionati shqiptar. Ne do të mbrojmë edhe interesat e klubit. Nuk do të shesim asnjeri që është në interesat e klubit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!