Kukësi dhe Gashi më të mirët në statistika

Një studim i fundit për Kategorinë Superiore lidhur me statistikat në driblime si skuadër por dhe si individë evidenton se jo gjithnjë skuadra dhe lojtari i momentit, janë në vijë të parë.

Në të dyja rastet udhëheq Kukësi (me 38.4% ) me verilindorët që kanë edhe përqindjen e suksesit (54.2) më të lartë bazuar në përpjekjet e tyre. Albin Gashi i Kukësit sipas statistikave arrin 8.76 driblime për ndeshje me përqindje suksesi prej 44.44. Pas tij vjen Redon Mihana i Apolonisë…

Postimi i FSHF:

Sot kemi përzgjedhur të analizojmë statistikat e një aspekti shumë të rëndësishëm në një ndeshje. Një nga karakteristikat e lojës së skuadrave dhe lojtarëve më të rëndësishëm në futboll është të fitojnë duelet në fushë. Por ka trajnerë që i nxisin lojtarët e tyre të kërkojnë duelet dhe të tjerë që e kërkojnë më pak. Ka lojtarë që janë të mirë në duelet një për një, të cilët dinë të bëjnë diferencën në fushë, dhe të tjerë që nuk janë. Duke parë statistikat e Kategorisë Superiore, mund të vihen re disa karakteristika të veçanta nga ana e ekipeve shqiptare . (tabela 1)

Nga kjo renditje e veçantë, në të cilën merren parasysh driblimet përgjatë 90 minutave dhe përqindjet e suksesit të driblimeve, mund të shihet se si Vllaznia, që kryeson kampionatin, është skuadra që kërkon më pak driblime, por që ka një përqindje shumë të lartë të driblimeve të fituara. Vlen për t’u theksuar fakti se, në përgjithësi, ekipet që kërkojnë më pak driblime janë gjithashtu ato që fitojnë më shumë të tilla në përqindje. Kukësi e përmbys këtë trend duke qenë skuadra që kërkon më shumë duele dhe ajo me përqindjen më të lartë të suksesit në driblime gjatë këtij kampionati.

Ndërsa, sa i përket lojtarëve në veçanti, duke marrë parasysh vetëm lojtarët që kanë luajtur më shumë se 50% të minutave në këtë kampionat, ne mund të nxjerrim këtë renditje. (tabela 2)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!