Kukësi buzëqesh para Vllaznisë

Sfida ‘veriore’ luhet në stadiumin “Elbasan Arena” me nënkampionët në krizë rezultatesh.

Kukësi- Vllaznia do të hapë javën e 14-të me një duel aspak të rehatshëm për të dyja skuadrat. Sfida ‘veriore’ do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” ndërsa pritës do të jenë kuksianët dhe do të nisë në orën 18.00.

Ndonëse kuqeblutë janë superiorë në tabelën e renditjes teksa kryesojnë me 29 pikë, te Kukësi ndihen krenarë për atë fitore të arritur 2-4 pikërisht ndaj Vllaznisë në ‘Loro Boriçi’ gjatë fazës së parë.

Një takim i cili për Kukësin merr rëndësi të jashtëzakonshme pasi formacioni verilindor vjen pas një serie rezultatesh negative.

Për më tepër që në radhët e tyre ka patur edhe krizë klub- lojtarë të caktuar. Limaj dhe Kuper, dy futbollistë që prej javësh kanë bërë ‘naze’ lidhur me kontratën apo aktivizimin.

Por sot nga Kukësi, Agim Ibrahimi, Patrik Eze dhe të tjerë futbollistë, postojnë në rrjete një foto me mbishkrimin ‘Fitues’. Një mesazh- diçiturë që merr përgjigje të premten pasdite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!