Merkato dimërore, Tirana tenton goleadorin…

Në hyrje dhe në dalje të merkatos së dimrit skuadrat e Superiores deri në 31 janar për të bërë ata ndërhyrjet “kirurgjikale”. Vllaznia e befasuar dhe vetë nga pozicioni që ka në krye, po sheh nga përforcimet ndërsa Salim Sise sipas donatorit Xhaferi, do shihet për afro një javë e më pas do vendoset për kontratë ose jo.

Te Tirana zien. Afrimi i Seferit ka ndezur edhe më shumë bardheblutë që po përpiqen të bëjnë dhe dy afrime Big. Një emër i lakuar mozambikasi 30 vjeçar Artur Rexhinaldo.Ndërkohe për rrugë janë Sasraku e Giamfi.

Partizani i mbetet besnik tregut vendas. Pasi mori Muratajan nga Bylis kërkon të rrembjeë edhe matjanin Mëllugja. Stenio Zhunior i përket rangut të lojtarëve që kanë nevojë për ‘njohje’.

Disa skuadra si Skënderbeu (afroi 4 futbollistë në një ditë), Apolonia, Bylis e Kastrioti, janë duke manovruar me kujdes. Për të rritur cilësinë në grupet e tyre.

Po punohet në heshtje te Kukësi i cili në prapavijë dhe mesfushë ka çaluar ndjeshëm. Zëra te verilindorët, shpehen se janë gati tre futbollistë cilësisht lart.

Asgjë te Teuta dhe Laçi. Dy klubet kanë konsoliduar që gjatë verës “rozat” e tyre. Ndoshta më aktive në dalje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!