Plori të kujton Tramexanin, ‘truri’ i Vllaznisë…

44 vjeçari e ka drejtuar skuadrën në tetor 2011. Pjesa tjetër, histori suksesi në Kategori të Parë me klube si Kastrioti, Burreli, Tërbuni, Besëlidhja.

Vllaznia kryeson kampionatin pas 13 javëve e shkëputur me 9 pikë nga rivali më i afërt. Kuqeblutë në fushë kanë treguar se nuk janë rastësisht në krye duke ofruar lojë spektakolare, raste e gola.

Thuhet se përpos sponsorit Alban Xhaferi, tekniku kroato- gjerman Tomas Brdariç por dhe drejtori Marko Djarmani, kanë merita të jashtëzakonshme te ky grup futbollistësh.

Prej javësh trajneri i parë, po “shitet” si një kampion i rrallë ndërsa vetë ai me postime, deklarata e disa sjellje në dukje gjetje (rasti çadër, apo rrethi me futbollistët pas ndeshjeve), po stilon si gjeni. Në fakt e drejtë…

Por në Shkodër shumë specialistë, thonë se ‘truri’ teknik i kësaj Vllaznie brilante është Elvis Plori. Me statusin e ndihmësit të Brdariç. E derisa të ndahet kjo punë, le të shijohet Vllaznia e vendit të parë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!