Aston Vila, 10 lojtarë me infeksion, Murinjo thumba…

Një tjetër ndeshje e Premier League u shty për shkak të COVID-19. Ndeshja midis Aston Vilës dhe Totenhem, e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje, nuk do të luhet:
Premier League ka kërkuar që të spostojë ndeshjen për shkak të një shpërthimi të koronavirusit te Vila ndërsa u konstatuan 14 raste pozitiviteti nga të cilat dhjetë ishin futbollistë.
Sidoqoftë, ekipi i Mourinjos nuk do të mbetet statik, pasi do të rikuperojë derbin kundër Fulham, i planifikuar fillimisht për 30 dhjetor, por i shtyrë pas shpërthimit të Koronavirusit te fqinjët londinezë.
Për shkak të këtij impenjimi, ndeshja e Fulham -Çelsi e ditës së premte është shtyrë për të shtunën.
Sakaq, nuk kanë munguar thumbimet e Zhoze Murinjos në adresë të krerëve të Premier League.“Unë mendoj se ishte një gjë shumë joprofesionale të vendosje për të shtyrë ndeshjen, por kjo ndodhi”.