Murinjo i pakënaqur: Bejl një lojtar i…huazuar

Totenham po mendon të mos e mbajë Garet Bejl. Lajmi në dukje i bujshëm dhe po shkakton sensacion në Angli: performanca jo e kënaqshme e uellsiant po ndikon sadopak te Spurs të cilët po rrëshqasin ndjeshëm në klasifikim të Premier League.

Barazimi i fundit 1-1 me Fulham, ka ngritur pikëpyetje jo vetëm për futbollistin e Real Madrid por dhe për disa të tjerë.

Megjithatë, Hoze Mourinjo frenon në konferencën për shtyp kur pyetet nëse do të mbahet Bejl në skuadrën e tij.

Ne nuk e kemi diskutuar këtë temë as për një sekondë. Gareth është një lojtar i huazuar deri në fund të sezonit.” thotë Mou duke treguar se uellsiani nuk është preferncë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!