Rrahmani kthehet në çështje napolitane

Amir Rrahmani me mosaktivizimin e tij te Napoli, nuk është shqetësim vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë. Situata me ish-futbollistin e Partizanit ka marrë vemendje edhe të prestigjozeve në Itali.

‘Il Mattino’ gazetë napoletane, shkruan gjërësisht për ‘çështjen Rrahmani’: “Ai ka luajtur vetëm tre minuta që kur ishte blu” shkruan gazeta. ‘Mbrojtësi e dinte që mundësitë për të do të ishin të pakta, por ai arriti në fund të vitit 2020 me shumë minuta të luajtura.Mbrojtësi qëndror kosovar i cili vitin e kaluar, me fanellën e Veronës ishte një nga mbajtësit rekord të paraqitjeve (36 nga 38 ndeshje të luajtura), gjithmonë një titullar me Juriç.

Napoli derdhi 14 milion në arkat e Veronës një vit më parë, duke i siguruar lojtarit një kontratë prej 1.8 milion në sezon. Një prezantim me Kaljarin, vetëm 3 minuta në fushë.

Tani, lojtari mund të ketë ndeshjen e parë nga minuta e parë ndaj Udinezes Nëse po, do të ishte debutimi sezonal që nga fillimi për lojtarin që ka luajtur më së paku nga të gjitha deri më tani (madje edhe më pak se Lorente, Malcuit dhe Ghoulam, lojtarë që nuk janë pjesë e projektit teknik.’, thotë napolitanja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!