Superiorja nis me duelin e Shkodrës, nesër e 13-ta

Do të startojë 2021.Flitet për futbollin e Kategorisë Superiore dhe menjëherë me një superndeshjeje. Do të luhet sot në ‘Loro Boriçi’ aty ku papritmas këtë edicion, të zotët e shtëpisë, Vllaznia, në krye të klasifikimit me 26 pikë.

Rivali as më pak e as më shumë por kadidati kryesor për të fituar titullin kampion; Teuta e Durrësit e dyta me 6 pikë më pak. Ose më mirë e vetmja skuadër e elitës që ka deklaruar se objektivi është fitimi i titullit 2020/21.

Nesër, skuadrat e tjera në fushë. Një ‘kukufshefti’ mes disa skuadrave që presin “barazimin” e sotëm për të kërkuar maksimumin nesër.

Partizani i treti dhe me merkato të lirë, gati ti tregojë në ‘Elbasan Arena’ Apolonisë, se ka potenciale të mjaftueshme për të marrë tri pikë.

Ndoshta dhe teknikut Kamarata për ti thënë se bëri zgjidhje të gabuar duke lënë Dinamon për fierakët e fundit në tabelë.Murataj dhe Zhunior lojtarë të kuq. Drago Bumbar, Glejdis Ndraxhi, Bernard Arthur, largimet nga bardhjeshilët.

Bylis ndaj Tiranës në sfidën e moraleve të lëkundura. Vendasit pas shitjes së Muratajt dhe një sërë problematikave me kontigjentin dhe bardhebluve me “dritë-hijet” e fundit që kanë rrethuar 25 herë kampionët e vendit pas pezullimit të merkatos nga FIFA.

Duel deçiziv në Laç mes bardhezinjëve dhe verilindorëve të Kukësit. Kurbinasit kanë punuar në qetësi dhe pasi kanë ‘krehur’ elementët me disa largime si Teko, Bashir Mane, D.Rapo e ndonjë tjetër, në tentativë për revansh (humbi fazën e parë 1-0) ndaj formacionit të Hallaçit që nga ana e tij ka largoi Horiç e Vitija.

Në Kamëz, Kastrioti pret Skënderbeun në kushte totalisht prej favoriti. Paçka se te krutanët janë larguar Plaku, Karakaçi, Abibi. Afrimi i Zguros te juglindorët por dhe heqja e embargos merkato nga FIFA (korçarët shpresojnë), përbjenë lajm.

Ndeshjet, java e 13-të Superiore:

8 janar 2021, 18:00

Vllaznia-Teuta

9 janar 2021, 13:45

Bylis- Tirana

Laçi- Kukësi

Kastrioti- Skënderbeu (Kamëz)

Partizani- Apolonia (Elbasan) 16:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!