‘Errësira’ afron 15 minuta ndeshjet e Superiores

sportiim2

Të gjithë e panë se orari i ndeshjes ndeshja Laçi- Partizani por dhe ai i ‘Selman Stërmasit’, Tirana- Vllaznia në 28 dhjetorin e kaluar, nuk rezultoi efikas. Këto dy takime krijuan vështirësi të madhe në fushë për shkak të errësirës artificiale krijura nga moti me shi.

Kështu sot: “Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton për disa ndryshime në axhendën e javës së 13-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshjet Kastrioti-Skëndërbeu, Laҫi-Kukësi dhe Bylis-Tirana, të planifikuara për tu luajtur të shtunën në orën 13:45, janë afruar me 15 minuta, duke parë mungesën e sistemeve të ndriҫimit në këto stadiume.

Dy ndeshjet e tjera të javës, Vllaznia-Teuta, e cila zhvillohet sot në “Loro Boriҫi” dhe Partizani-Apolonia e cila zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë nuk kanë asnjë zhvendosje.”

Oraret e reja:

E premte / Ora 18:00 Vllaznia-Teuta

E shtunë / Ora 13:30 Kastrioti-Skëndërbeu

E shtunë / Ora 13:30 Laҫi-Kukësi

E shtunë / ora 13:30 Bylis-Tirana

E shtunë / Ora 16:45 Partizani-Apolonia

?>