Luka Laurenti: Rëndësi përgatitjes atletike

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi është përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luigi Febbrari, i cili ka bërë bashkë disa nga lektorët më të mirë në Itali dhe po u ofron pjesëmarrësve një mundësi të shkëlqyer për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore.

Pjesë e ekipit udhëheqës të këtij kursi është edhe Luca Laurenti, zv.trajneri i përgatitjes atletike të Kombëtares shqiptare të futbollit. Duke folur për ecurinë e deritanishëm të kursit, Laurenti shprehet i kënaqur për këtë nismë dhe angazhimin e pjesëmarrësve, ndërsa thekson se në ditët e sotme nuk mnd të flasësh për sport apo futboll pa folur për rolin e përgatitësit atletik. (ndër të tjera FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!