Zambrota: Lukaku më i rëndësishëm se Ibra

Duke folur në mikrofonët e Rai Sport, ish-futbolisti i Milanit, Xhanliuka Zambrota foli për rëndësinë përkatëse të Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukakut te skuadrat milaneze.

Sipas ish-lojtarit që veç fanellës së Djallit, ka veshur edhe të Juves, Barcelonës dhe kombëtares italiane, të dyja milanezet janë në valle për titull.

Ish-mbrojtësi thotë se Lukaku ka më shumë rëndësi te Interi se Ibra te Milan.

“Interi mori tetë fitore radhazi para se të ndalej nga Sampdoria. Lukaku për Conten është themelor, më i rëndësishëm se Ibrahimovic në Milano ”, deklaratat e kampionit të botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!