Brdariç: Vllaznia e uritur për fitore

Brdariç: Do të jetë një ndeshje e fortë, duhet të jemi të fokusar dhe të uritur të fitojmë kundër Teutës.”

Tomas Brdariç për herë të parë flet për uri në sport. Tekniku kroat- gjerman në një pornoncim për mediat ka deklaruar në prag të supertkimit me Teutën nesër në Loro Boriçi’ se skuadra e tij Vllaznia do këmbëngulë për të shkuar te fitorja. Vlerëson teutën dhe sqaron momentin Avdiaj…

Teuta?

E dimë, e kemi parë si luajnë dhe mendojmë se ne kemi shanse të mira në fushën tonë dhe duhet të bëjmë maksimumin të mundim Teutën. Ajo është një skuadër shumë e fortë, ka trajner me eksperiencë, fituese e Kupës, por mendoj se skuadra ka shumë motivim për të treguar se duam të fitojmë. Do të jetë një ndeshje e fortë, duhet të jemi të fokusar dhe të uritur të fitojmë kundër Teutës.”

Avdiaj..

“E kemi filluar vitin me plotësimin e skuadrës me një sulmues të mirë si Avdijaj dhe po shohim gjithmonë përpara se ajo që ka kaluar, ka kaluar. Avdijaj ka karakter, është një lojtar që e njoh dhe vendimin e morëm bashkë. Duhet të tregojmë në transferime jo vetëm aftësinë e lojtarit, por edhe nëse është i përshtatshëm për ekipin dhe kjo është vendimtare.”

Të tjerë te Vllaznia?

 “Nëse gjejmë lojtarë të mirë për këtë klub, mund të bëjmë diçka. Nuk ka asnjë gjë të veçantë për të folur për momentin, kur të kemi diçka do të flasim”.

Ecuria

Vllaznia e filloi nga zero në verë dhe mendoj se u kemi treguar të gjithëve në qytet se me këtë përkushtim e përpjekje, skuadra është e përshtatshme, është konkuruese. E dimë se çfarë duhet të bëjmë me Matkon e stafin teknik. Sigurisht edhe lojtarët, jemi një ekip dhe mendoj se jemi në një situatë se kur një lojtar do të ikë, duhet të afrojmë të tjerë dhe ata të jenë të përshtatshëm për ekipin. Kështu u mor vendimi edhe për Albionin (Avdiajn)“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!