Ferhati largohet nga Partizani

Fill pasi Partizani nisi të hulumtojë në merkato ndërsa pas Stenio Zhunior është shumë pranë Muratajt dhe Mëllugjës nga Bylis, njofton se ka nisur me largime.

Klubi kuq përmes një postimi në rrjete, ka shkruar se ka mbyllur bashkëpunimin me Besnik Ferhatin 20 vjeçar.

Njoftimi:

Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Besnik Feratin. Mesfushori 20 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Ferati ishte pjesë e skuadrës nga gushti i vitit 2018. Klubi falenderon Besnik Feratin për kontributin e dhënë me fanelen e kuqe dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!