Et’hemi bashkohet me Rrocën e Abazajn

E nisi te Mamurrasi, Valon Et’hemi pas Kukësit mbërrin në Turqi.

Valon Et’hemi i bashkohet për një afat të gjatë Istanbulsor në Ligën e parë turke. Aty ku ish- lojtari i Kukësit do të vazhdojë karrierën e tij. Një lëvizje e beftë dhe me gjasë Abazaj dhe Rroca janë bërë ‘shkes’ për këtë trataivë.

Pas disa javëve diskutimesh sot ka ardhur zyrtarizimi ndërsa Et’hemi ka firmosur një kontratë 4.5 vjeçare.

Kësisoji edhe pse nga Kukësi lojtari i linjës u largua plot polemika, nënshkrimi me klubin ku janë dy lojtarë që kanë të shkuar te verilindorët duket se krijon idenë se një “Kukës i vogël’ garon në Turqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!