Diego Kosta ofertë e majme nga Al Hilal

32 vjeçari merr ofertë nga ekipi i njohur saudit.

Diego Kosta dhe Atletiko Madrid u ndanë me marrëveshje në fund të vitit 2020. Me kushtin që nëse sulmuesi do të firmosë për një skuadër që rivalizon me Atletiko Madrid për të njëjtat objektiva, atëherë lojtarin e natyralizuar si spanjoll e pret gjoba e majme.

Aq është dashur që lojtari të ndjekë pistat larg Spanjës. U fol për një angazhim të tij në Angli por dhe në kampionate të tjera europiane.

Gjithësesi, lajmi fundit e afron ndjeshëm me një ekip aziatik. Në skenë ka dalë oferta e ekipit Al Hilal në Arabinë Saudite. Kontratë 2.5 vjeçare dhe shifra e lartë 17 milon euro në sezon. Tratativat kanë nisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!