FIFA “lëshon” Partizanin mban Tiranën

FIFA ka vendosur të pezullojë merkaton e klubit të Tiranës. E gjitha vjen si pasojë e një borxhi prej 200.000 eurosh ndaj ish-futbollistit, Moktar Sise. Futbollisti ia ka dalë të fitojë të drejtën e tij nëpërmjet gjyqit duke vendosur ish-skuadrën në një situatë mjaft të vështirë.

Sise u bashkua me Tiranën në merkaton e verës së 2016-ës, ku qëndroi për një sezon. Lojtari nga Mali shënoi 2 gola në 23 ndeshje, duke u larguar i heshtur në fund të sezonit. Asokohe u deklarua se klubi dhe lojtari u ndanë me marrëveshje. Sot figuron ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!