Partizani sinjale Tiranës, Hasani…

Infosport.mk raporton se në garë për siguruar shërbimet e Ferhan Hasanit krahas Tiranës është futur edhe Partizani i Tiranës. Të kuqtë e kishin merkaton e bllokuar deri më sot dhe pas vendimit në favor dhënë nga CAS Lozana, ka të drejtë të marrë lojtarë kudo dëshiron.

Tirana po vonon me ish- sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës dhe rikthimi i Partizanit në merkato pritet të ndikojë negativisht te rivalët e të kuqëve për titull.

Në fakt Partizani i ka pikët dhe fuqinë ekonomike për të trazuar tregun e janarit në Superiore. Një menaxher teknik si Ilir Daja nuk do lejojë ti ikin nga duart futbollistë që bëjnë diferencën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!