Teuta i kthehet përgatitjeve

Teuta pas asaj fitorjeje të rëndësishme 0-3 ndaj Kukësit në ‘Elbasan Arena’ dy ditë para se 2020-ta të na linte ‘shëndetin’, u ngjit e vetme në vendin e dytë të Superiores me 20 pikë.

Sakaq, sot skuadra dhe stafet pasi kanë festuar ndërrimin e motëve, i janë rikthyer përgatitjeve në Kompleksin Olimpik në Durrës. Në radhë, Teuta ka ndeshjen me Vllazninë në ‘Loro Boriçi’ programuar për të premten pasdite duke nisur nga ora 18:00.

Nga kampi bregdetar, nuk ka njoftime për futbollistë të dëmtuar apo pezulluar. Kundërshtari i ‘djemëve të detit’, Vllaznia, pozicionohet në vend të parë me 26 pikë në 12 javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!