Ronaldo 758 por ‘mbreti’ Pele ka 767…

758 gola për Ronaldon që kalon Pele me 757 por statistikat e ‘Gazzetta dello Sport’ thonë se mbreti ka shënuar 767 gola…

Një makineri perfekte goli,thuajse përbindësh. Kristiano Ronaldo filloi të shënonte që në moshën 17 vjeçare. Pareshtur. Sot ndërsa për pak ditë do të mbushë 36 (5 shkurt) ende në kërkim të topit për ta dërguar në rrjetë, sikur të ishte arsyeja e tij e vetme për të jetuar.

Me dy golat e shënuar dje ndaj Udinezes CR7 kapi shifrën 758 që sipas shumë mediave botërore referuar statistikave zyrtare,theu rekordin e ‘Mbretit’ Pele me 757 gola në histori.

Mënyra e festimit:

Duke ditur se ka kapur rekordin e radhës Ronaldo pasi shënoi golin e 1-0, u duk i njëjtë me Ronaldon e 7 tetor 2002, kur shënonte golin e parë e niste epoka e tij në Portugali. Atë ditë ai shënoi dy herë kundër Moreirense, si në ndeshjen e parë të 2021 kundër Udineses, ndërsa dha një asist të mrekullueshëm për Kiesën te goli i 2-0.

Në fund ai vrapoi për të përqafuar Paulo Dibalanë fort pas 4-0 të argjentinasit.Një kampion si Ronaldo e di se sa i çmuar mund të jetë një gol për një sulmues në një moment të vështirë.

Ky është Ronaldo i cili vetëm pak ditë më parë u shpall lojtari më i mirë i shekullit të ri në Dubai.

Lista e golave të shënuar sipas gazetarit të (TMW) njohur italian Tankredi Palmeri përpara ndeshjes Juve- Udineze:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!