Rekordi, Memushaj 200 prezenca me Peskarën

sportiim2

‘Delfini’ nga Vlora, regjistroi sot ndeshjen numër 200 me Peskarën.

Ledian Memushaj hyn në historinë e klubit të Peskarës në Itali. 34 vjeçari që nga 2013 te Peskara. Mes Seria A dhe B. Një edicion po në Seria A me Beneventon 2017-18. Më pas, rikthimi për herë të dytë te ‘definët’ dhe sot me numrin rekord me këtë fanellë 200.

Në fakt, ka qënë vetë klubi me përfaqësuesit e tij teksa i ka dhuruar vlonjatit fanellën me numrin ‘200’. Një ceremoni që vjen pas një dite të mbarë sportive pasi sot skuadra e Memushajt, ka fituar në transfertë 0-1 me Rexhianën.

Ndërkaq, Ledian Memushaj kuqezi, pritet ti bashkohet sërish përfaqësuesës së Edi Rejas për fushatën kualifikuese ndërkombëtare.

?>