Partizani fiton gjyqin…

Partizani fiton të drejtën për merkato. Klubi kryeqytetas merr lajmin nga Lozana në Zvicrës në lidhje me dënimin e marrë nga FIFA me bllokim të merkatos për çështjen Erald Çinari për dy sesione.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, unanimisht vendosi anulimin e këtij dënimi ndaj skuadrës së Partizanit.

Lajm u konfirmua nga vetë Partizani nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Njoftimi i klubit:

Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari. Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e janarit.

Partizani u dënua nga FIFA me bllokim të 2 sesioneve të merkatos dhe me një gjobë prej 83 mijë euro gjobë për çështjen Çinari i cili pas angazhimit me Istrën në Kroaci, u hodh në gjyq nga këta të fundit për të nisur një betejë ligjore në CAS.

Në pritje të zbardhjes së vendimit, Partizani gati të piketojë ata futbollistë që dëshiron nga tregu i janarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!