Irrati te Milan- Juve, Orsato në…VAR

Seria A luan pas dy ditëve javën e 16-të. Milan pret Juventus në duelin klasik të klubëve të Italisë.

Masimiliano Irrati do të gjykojë supersfidën Milan-Juventus, programuar për tu luajtur të mërkurën në ‘San Siro’. Për ndeshjen e madhe të ditës së 16-të të Serisë A, ka një interesim të jashtëakonshëm mediatik pasi me shumë gjasë, pas kësaj ndeshjeje do mund të kuptohet saktë nëse skuadra e Piolit është e denjë për ‘Skudeton’ apo shpejt për të pretenduar majën.

Arbitri nga Firence u caktua së bashku me ndihmësit Kostanco dhe Longo, ndërsa në VAR do të jetë i mirënjohuri Daniele Orsato.

Po të mërkurën në qendër të vëmendjes do të jenë dhe Sampdoria-Inter, besuar Valerit, ndërsa Piçinini do të gjykojë Krotone-Roma teksa Mariani do të jetë bilbili i Napoli-Specia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!