Edgar Davids i futet trajningut, merr Olhaense

sportiim2

Ish futbollisti që luajti për herë të parë me syze në nivele të larta, gati të marrë mbi supe rolin e teknikut.

Edgar Davids, ish-mesfushori i famshëm holandez, merr timonin e një skuadre futbolli si trajner-menaxher. Me profil të ulët në trajnim ndërsa ka rezultuar zëvendës i Jonker te Telstar në ligën inferiore në Holandë, po tenton të futet në tregun e vështirë të trajnerit.

Sipas vetë ish-futbollistit ndërsa i pëlqen të drejtojë nga stoli, do të angazhohet te Olhaense në Portugali si trajner i parë.

Ai ka qenë edhe trajner- lojtar i Barnet në ligat e Anglisë por tani ka ardhur momenti të bëjë vetëm teknikun. Olhanense, është një klub portugez që aktualisht luan në ligën e tretë të kampionatit luzitan.

Ish-mesfushori i Juventus, Milan, Ajax dhe Barcelonës, njoftoi personalisht nënshkrimin me skuadrën portugeze, me një postim në profilin e tij në Instagram.

?>