Muriqi gati të zbresë në fushë për…kritikët

Erdhi gjatë verës nga Fenerbahçe, Muriqi kërkon minuta. Strakosha…

Trajneri i Lazios, Simone Inzagi ka thirrur 23 lojtarë për ndeshjen e sotme në Xhenoa. Luiz Felipe, rikuperohet dhe është në listë, ndërsa Parolo, Fares, Korrea dhe Luliç mbetën jashtë planeve për sot.

Ndërkaq sulmuesi dardan, Vedat Muriqi, i ardhur me bujë te skuadra kryeqyetase, ka shanin e madh për të luajtur nga fillimi. Kritikat e fundit ndaj bomberit kosovar, kanë krijuar një klimë jo të qetë te vetë futbollisti i cili mezi pret të jetë në fushë. natyrisht nëse Simone Inzagi do ta preferojë.

Të ftuarit e Inzagit për sot:

Portierë: Alia, Reina, Strakosha

Mbrojtës: Açerbi, Armini, Franko, Hoedt, Luiz Felipe, Patriç, Radu

Mesfushorë: Akpa Akpro, Anderson, Kataldi, Eskalante, Lazari, Leiva, Luis Alberto, Marusiç, Milinkoviç, Pereira

Sulmues: Kaicedo, Imobile, Muriqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!