Kamarata zbret Apoloninë në terren, seancë edhe për Partizani, Laçi, Kukësi e Bylis
Kanë lënë pas festat e fundvitit dhe shumë klube kanë nisur sot me seancat e para për vitin 2021.
Kështu janë ushtruar me seancë stërvitore skuadra si Partizani, Kukësi (ndërsa ka prezantuar edhe ndihmësin e Hallaçit në stol, Anxhelo Molla), Laçi (në Kamëz), Apolonia, Bylis.
Vllaznia ende nuk ka njoftuar kthimin (me gjasë nesër) ashtu sikundër edhe ekipet e tjera të Superiores. Java e 13-të, nis në 8 janar me Vllaznia- Teuta. Një ditë më vonë katër duelet e tjera.