Inter goleadë, Roma e treta…

Inter mban ‘fjalën’ dhe merr vendin e parë në Seria A.Në ndeshjen e mesditës skuadra e Kontes falë tri golave të Lautaro Martinetz, një të Lukakut, autogolit të Morrones dhe golit të Hakimit, shpartallon Krotonen kalbreze 6-2.
Lacio ndalet te barazimi dhe Muriqi preferohet vetëm 9 minuta nga fundi i ndeshjes. Nuk ka vend as për Strakoshën që vuan efektin e ri Reina në portë.
Atalanta kthehet te fitoret e thella mund 5-1 Sasuolon. Nuk aktivizohet Kumbulla por Roma me vështirësi kalon Sampdorian e Ranierit 1-1 dhe pozicionohet e treta. Milan fitoi 0-2 në transfertë me Beneventonnis ndërsa Juve mundi në shtëpi një tjetër ekip bardhezi si Udineze 4-1. Ronaldo që shënon dy gola e parakalon Pelen.
Java e 15-të Seria A.
Inter- Krotone 6-2
Roma- Sampdoria 1-0
Atalanta- Sasuolo 5-1
Kaljari- Napoli 1-4
Fiorentina- Bolonja 0-0
Xhenova- Lacio 1-1
Parma- Torino 0-3
Specia- Verona 0-1
Benevento- Milan 0-2
Juventus- Udineze4-1