Nga Franca, të gjithë yjet në shitje


Në faqe të parë të ‘L’Equipe’ fotot e Nejmar, Ronaldo, Haland, Pogba,Mesi,Mbape. Titulli që shoqëron: “Yje në shitje”.

Prestigjiozja franceze ‘L’Equipe’ analizon faktin se viti 2021 është viti i transferimit të mundshëm të shumë yjeve të futbollit në planet.

Nga kopertina e faqes së parë duken fotot e Nejmar, Ronaldo, Haland, Pogba,Mesi,Mbape, dhe titulli që shoqëron: “Yje në shitje”.

Në fakt, disa prej tyre së shpejti do të jenë të lirë të bien dakord me klube të reja ose po bëhën gatitë largohen. Midis këtyre edhe Kristiano Ronaldo, edhe pse ata që kanë shansin më të madh të largohen nga klubet e tyre janë Pogba dhe Mesi.

Fakti është që në 2021, disa nga lojtarët më të mirë në në futboll do të ndryshojnë atmosferë.

Ndërkaq veç lojtarëve të pikasur nga ‘L’Equipe’,duket se dhe nga Real Madrid do të ketë largime. Shtypi spanjoll shpjegon sot, se kapiteni Serxhio Ramos ende nuk ka gjetur akordin me Florentino Perez dhe është gati të pranojë ofertën e PSG-së. ‘Rrugë’ edhe për Asension e Iskon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!