Kampionët janë…anglezët

Do të jenë 4 duele sot në Premier League e cila luan javën e 17-të të nisur dje me dy përballje.
Në fushë, duke nisur nga ora 13:30, Totenhem Hotspur me Lids Junajtid. Katër ndeshje pa fituar skuadra e Murinjos dhe kreu që largohet me 7 pikë. Përballë debutuesi Lids me Bielsean në timon dhe shqiptarin nga Maqedonia e Veriut Alioski në fushë.
Më vonë zbresin në terren :Kristal Palasë-Shefild Utd, Brjaton-Uolves dhe Uest Bromuiç- Arsenal. Skuadra e topçinjëve të Londres vjen pas dy fitoreve radhazi.
Ndeshjet sot:
Totenhem- Lids 13:30
Kristal Palasë-Shefild Utd 16:00
Brjaton-Uolves 18:30
Uest Bromuiç- Arsenal 21:00