Kamarata vishet ‘bardhjeshil’, gati projekti Apolonia

La Dinamon pretendente për tu ngjitur në Superiore, merr Apoloninë e fundit në rënditjen e elitës.

Prej disa ditësh janë kopsitur letrat. Trajneri italian Fabricio Kamarata pa shumë sforco, braktisi Dinamon e Tiranës me të cilën ishte si trajner i parë për afro 1 vit e gjysëm dhe i bashkohet fierakëve.

Kalimi te Apolonia zyrtarizohet nga vetë tekniku i cili në rrjete shkruan:

Sot fillon për mua një sfidë e re me Apoloninë në serinë më të lartë shqiptare”, ishte statusi i fundit i ish-trajnerit të Dinamos, Fabricio Kamaratës në “Instagram”.

Trajenti italian hodhi në “humnerë” projektin Dinamo prej së cilës dha e mori eksperiencë për tu bashkuar me projektin e ri Apolonia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!