Kuqezinjtë urojnë shqiptarët
Ditën e fundit të vitit 2020, disa nga futbollistët e Kombëtares Kuqezi, kanë uruar përmes faqes së FSHF-së me video, gjithë shqiptarët. ‘Gëzuar vitin e ri 2021’, në unison futbollistët…
Postimi:
Lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit kanë uruar përmes FSHF të gjithë shqiptarët, që të të kalojnë gëzuar në festën e ndërrimit të viteve. Bekim Balaj, Marash Kumbulla, Lindon Selahi, Enis Çokaj, Enea Mihaj e Albi Doka urojnë që viti 2021 të jetë sa më i mbarë dhe që të gjithë të dalim sa më parë nga kjo situatë e vështirë që ka sjellë pandemia Covid-19.
“Uroj të gjithë shqiptarët gëzuar dhe për shumë vjet festat e fundvitit. Me 2020-n lamë pas një vit jo pa mundime për të gjithë ne. Uroj që viti 2021 të sjell fat dhe mbarësi në familjet tuaja. Përzemërsisht nga unë Bekim Balaj”, – thotë sulmuesi kuqezi, ndërsa mesfushori Enis Çokaj uron që të gjithë t’i kthehemi jetës normale:
“Dua të uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen gëzuar Vitin e ri! Shpresoj të jetë një vit sa më i mbarë për ju dhe familjet tuaja dhe shpresoj që pandemia të kalojë sa më shpejt e t’i kthehemi jetës normale. Gëzuar edhe një herë”, – thotë Çokaj.
Video:
