Vërshon “Shkumbini”

Shkumbini ka bërë histori në futbollin shqiptar dhe pas ‘lëkundjeve’ të sezonëve të fundit, kërkon të rikthehet. E ka nisur me kalimin e aksionëve te një president italian (Alesandro Borela) dhe një sërë projektesh kryesisht në infrastrukturë.

Ndërkaq, ditën e sotme, skuadra që militon në Kategorinë të Dytë, ka lançuar blerjet e para të cilat në total janë katër dhe që pritet ti bashkohen skuadrës.

Emiliano Lundraxhi, Igli Dakavelli, Rafael Barbosa dhe Evanilson Almeida janë lojtarët që kanë firmosur ditën e sotme dhe janë prezantuar në ambientet e klubit peqinas. Peqinasit kryesojnë bindshëm Grupin A të Kategorisë së Dytë me 19 pikë pas 7 ndeshjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!