Analizë redaksionale, 12 javët e 2020-ës

Rëndomë në fund të vitit kalendarik, koha për analizë. Si kudo edhe në Kategorinë Superiore, notat vlejnë. Në aspektin e të kuptuarit se çfarë dhanë skuadrat në fushë në 12-të javë. Nisur nga përberjet, objektivët…

Sporti im.al’: Vështrimi pas 12 javëve:

1-Vllaznia:

Start me një letërkmëbim Bashki- Alban Xhaferi (asokohe president i basketbollit të Vllaznisë) Projektohet stafi drejtues teknik me Djarmatin drejtor i cili fton si kryetrajner një bashkëkombas të natyralizuar si gjerman. Quhet Tomas Brdariç. Lista plotësohet me një mjeshtër si Plori. Qëndron dhe Osja. Futbollistë që ikin e të tjerë që mësyjnë Shkodrën. Pas 12 javëve, vendi i parë 26 pikë (6 më shumë se ndjeksi Teuta). Nota 9-të.

2-Teuta:

Futet në garë si trofembajtëse e Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës. Mban titullarët por largon një supertalent si Sherif Kallaku(Lokomotiva Zagreb) apo Çyrben. Zhvat Skënderbeun teksa afron Bregun, Krasniqin. Vjen Karabeci nga Tirana. Martini nuk fshihet: ‘Jemi skuadër për titull’. Në fushë nuk mundet në 12 javë por me 4 fitore në transfertë e asnjë në ‘Niko Dovana’ nota ulet në 7.5.

3-Partizani:

Brenda parashikimëve. Ndikuar nga mungesa e merkatos teksa u dënua për dy sesione nga FIFA, por me një angazhim të Ilir Dajës në timon, Partizani me një grup të cunguar ndyshe nga miqësoret e verës, arrin të marrë pikë të vyera.Nota 7.5

4-Laçi:

Kryen merkaton më cilësore gjatë verës. E nis favorit por javët e para sikurse një edicion më parë (7 ndeshje 7 pikë), nuk del në sipërfaqe. Cungu largohet dhe më pas Nica nuk ndyshon asgjë. Deri sa vjen Shpëtim Duro (5 takime 3 fitore 1 barazim dhe 1 humbje).Vëndi i 4-t, nota 6.5.

5-Kukësi:

Revolucion total. Me Skënder Gegën në stol, kryen një merkato rrënjësore duke larguar thuajse të gjithë titullarët.Afron Agim Ibrahimin një super futbollist në momentin më të keq të mundshëm. Patrik Eze zbulim, por dy javët e para zero pikë. Merr ‘superxhiro’ në mes të fazës së parë duke u ngjitur deri te vendi i 2-të. Javët e fundit sërish keq. Hallaçi merr vendin e Gegës në timon. Nota 6.5.

6-Tirana:

Kampionia në fuqi dhe kampionia në ‘dështim’. Largon futbollistë elitarë si Kobina, Ngo,Doka, Muça, Dunga, Karabeci dhe afron disa të tjerë nga Afrika.Pa harruar të tjerë si Avdiaj. Shpëtojnë në këtë pikë nga kualiteti i Visar Bekajt në portë. Por largimi i Egbosë si trajner kampion tjetër ‘peng’. Skuadra vuan mungesën e Kalesë dhe Çelhakës. Pritet Ferhan Hasani. Një kualitet që s’ka nevojë për provë por Tirana aktualisht ka ‘stacionuar’ 10 pikë larg kreut. Nota 5.5 .

7-Kastrioti:

Erdhi nga Kategoria e Parë me entuziazëm dhe për të lënë gjurmë. Me Ndreun në krye, skuadra përpos disa futbollistëve aktualë, afroi elementë si Hidi, Plaku, Devid de Silva, Shkalla. Befason në shumë takime dhe disa herë flirton me vendet e sipërme. Mbyll 12 javë dhe bashkë me të 2020-ën në vend të 7-të. Nëse ruan ritmin dhe nuk e tradhëtojnë “nervat”, nuk rrezikon kategorinë. Nota 6

8-Bylis:

Që Bylis nuk do të kishte performancën e gjysmës së parë të edicionit të kaluar pritej pasi ballshiotët larguan shumë emra cilësorë si Hidi, Goxhaj, Bicaj, Mozone, Guindo, Shkalla etj. Afrimet ende nuk kanë dhënë atë që klubi pretendon e për pasojë vetëm lojtarë si Murataj, Ndreca, Ntepe apo Mëllugja, nuk arritën ta ngjisin në mestabelë skuadrën mallakstriote. Nota 5.5

9-Skënderbeu:

Bruno Dita, Dejvi Bregu, Marvin Turtulli, Ndeki, Enea Koliçi, Bajram Jashanica, Blerim Krasniqi, Artim Pollozhani, Marlind Nuriu, Nazmi Gripshi, Eni Imami, Asion Daja, Agon Elezi, Jorgo Pellumbi. Këta ishin sezonin e kaluar, tani nuk janë. Prurjet janë larg stilit korçar. Pozicion i vështirë, nota 4.5.

10-Apolonia:

Në fakt, duhej një 10-të e barazvlefshme si ajo e pozicionit në tabelë por me fierakët e bukur në start, atë mori talentësh që ish-trajneri Mergjyshi promovoi në elitë, mbeti një ‘shaka’ e shtrirë në kohë.Klubi nuk mbajti trajnerin dhe dështoi me Kolelën e ‘matanë detit’. Po provon me një tjetër ‘alpin’ të rrëmbyer nga stoli i Dinamos por Mihana, Gjata, Sota,Smaçi, Harizaj e të tjerë “diamantë” po tretën në ..fund të renditjes. Nota 4.5

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!