Kukës i “vjetër”, Teuta e dyta

Kategoria Superiore java e 12-të: Kukësi- Teuta 0-3 (E. Vila 66′, Bregu 69′, L.Vila 90’+3′ )

Teuta e Durrësit i bëri një mbyllje prej kampioni ndeshjes së fundit kalendarike të 2020-ës ndaj Kukësit sot në ‘Elbasan Atrena’

“Djemtë e Detit” të drejtuar nga Edi Martini, falë një supergoli të E. Vilës një tjetri të Bregut dhe në fund të Lorenco Vilës, hodhën në ‘tapet’ verilindorët pritës në ‘Elbasan.

Një ndeshje që nuk i mungojnë asnjë moment polemikat me Xhajen arbitër të parë. Kukësi ka pretendime për dy penallti të padhëna në pjesën e parë nga arbitri ndërkombëtar. Goli i dytë, aksioni i nisur nga mesfusha shënuar me klas nga Dejvi Bregu, merr dyshime të forta për jashtëlojë.

Përtej humbjes së rëndë, debutimi i Hallaçit si kryetrajner për tu harruar. Ndeshjen e radhës Kukësi e luan në transfertë (9 janar 2021) me një tjetër ekip konkurues si Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!