Huq i Tiranës, Mazrekaj ‘yll’ për një ndeshje…
Tirana nuk ja del të ruaj avantazhin e Muçit në klasiken me Vllazninë kryesuse luajtur në ‘Selman Stërmasi’. Shifrat teknikë në fund u ndalen te 1-1. Një pikë e përkthyer në sukses nga shkodranët të cilët mbërrijnë në kuotën e 26 pikëve për titullin ‘kampion dimri’.
Për kronikë, Ernest Muçi shfaqi gjithë klasin e tij në minutën e 13-të kur e dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi Tiranën përpara. Keq Agustin Torasa ndërsa u ndëshkua me të kuqe në minutën e 75-të për ti dhënë epërsi numerike kuqebluve.
Ndërkaq Demir Imeri shënoi me kokë në të 79′-ën, duke i dhuruar barazimin Vllaznisë.
Laçi pasi i ka kryer një rit të harruar ish-bomberit Edmond Dosti ndërsa klubi i dhuroi fanellën e personalizuar me numrim 9-të, mbajtur veshur në vitet 1988-89, arrin të kalojë Partiznin 3-2.
Van Dejv Harmon shënoi të parin në të 8-ën ndërsa në të 11-tën barazoi Tedi Cara për Partizanin. Më pas në skenë ngjitet Mentor Mazrekaj i cili në këtë takim u aktivizua nga Duro që në start. Një bast i fituar i Shpëtim Duros. Ish futbollisti i kuq, shënoi dy supergola në të 52′ e 68′. Në minutën e 94′ Hyseni shkuron për 3-2 final.
Festival golash në Korçë, aty ku skuadra e Ahmatajt kaloi 4-3 Bylis, ndërsa fierakët iu falën dygolëshit të Gjatës për të mundur Kastriotin.
Rezultate java e 12-të
Apolonia-Kastrioti 2-1
Tirana-Vllaznia 1-1
Laçi-Partizani 3-2
Skënderbeu-Bylis 4-3