Jo seancë në impainte, FSHF paralajmëron ndëshkime

Një një postim në zyrtare, FSHF, njofton zyrtarisht dhe publikisht klubet e Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë se është rreptësisht e ndaluar që skuadrat përkatëse ,të ushtrohen me seanca përgatitore në impiante gjatë stinës me shira. Për shkeljet eventuale, parashikohen ndëshkime nga komisioni i Disiplinës.

Postimi:

Federata Shqiptare të Futbollit paralajmëron klubet e Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë në lidhje me terrenin e fushës në stadiumet ku ato zhvillojnë garën.
Nisur nga problematika e shfaqur në disa fusha javën e fundit të kampionatit, ku terreni u shfaq në gjendje të rënduar, Federata ka reaguar menjëherë dhe u ka kërkuar klubeve që të marrin masa për të ruajtur dhe mirëmbajtur fushat e stadiumeve ku zhvillohen ndeshjet zyrtare.

Pas konstatimit në terren situata në disa nga fushat e stadiumeve nuk garanton standardet e zhvilluara për zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit.

Siç dihet një nga elementët kyç në procesin e licencimit të FSHF për pjesëmarrjen në garat futbollistike është edhe kriteri i infrastrukturës.

FSHF përmes një qarkoreje ka njoftuar të gjitha skuadrat që është e ndaluar të stërviten në fushën e stadiumit, ku edhe zhvillojnë ndeshjen, gjë që ka sjellë më pas rëndim të terrenit.
Federata do të vijojë me inspektimet gjatë muajit janar 2021 dhe në rast se konstatohet ndonjë klub që shkel këtë rregull, do të ketë sanksione nga Komisioni i Disiplinës së FSHF, deri në pikën që skuadrat nuk do të lejohen të luajnë më në atë terren. FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!