Festa Nejmar? Në event ishtin vetëm 150 personë

Nejmar, organizoi një superfestë në Brazil në të cilin morën pjesë 500 njerëz. Ndërsa festa zgjati pesë ditë, mosrespektimi i masave të Koronavirusit mori një reagim në të gjithë botën.

Pas polemikës që lindi pas festës së fundvitit të Nejmar, e cila filloi të premten dhe do të përfundojë me vitin e ri, përgjigja nga agjencia përgjegjëse për organizimin e eventit, “Agencia Fabrica”, konfirmoi se përkundër zërave dhe raportimëve të ftuar ishin “vetëm” 150 vetë.

Organizatorët raportojnë se: “Festa zhvillohet në përputhje me të gjitha rregulloret shëndetësore të vendosura nga organet publike”.

Sidoqoftë, përpos pretendimëve vështirë të besohet se ujërat në Brazil do mund të qetësohen. Për tu kujtuar se Brazili është vendi i tretë më i prekur nga Koronavirusi në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!