Teleteksi i mbrëmjes

727: Klubi i Vllaznisë ka bërë thirrje sot në rrjete se tifozët duhet të qëndrojnë larg impiantit “Loro Boriçi” të mërkurën në Vllaznia- Skënderbeu. ‘Kërkohet zbatimi rigoroz i masave dhe protokolleve për mbrojtjen ndaj COVID 19. Prandaj përtej dëshirës tonë për të patur mbështetjen e tifozëve jemi të detyruar që ti bindemi rregullave të përcaktuara nga autoritetet shtetërore dhe FSHF’ .

727: Kaos te Partizani. Tekniku Daja mungon, me gjasë me COVID-19, ndërsa lojtarë si Melo dhe Braun, gjithnjë e më larg planëve të Partizanit. Pranë klubit, burme thonë se në janar janë gati të largohen dhe 3 futbollistë të tjerë…

727: Apolonia dështon të ulë në stol teknikun strugan Artim Shaqiri.
Duket se Shaqiri ka bërë prapakthehu në momentet e fundit, duke mos pranuar disa kërkesa shtesë të drejtuesve bardhjeshilë.

727: Marko Pontrei ndihet optimist për rikthimin e Dinamos edicionin e ardhëshëm në Superiore. Kreu blu, tha se ka një plan konkret për rimëkëmbjen e infrastrukturës. “Po presim disa situata të na krijojnë mundësinë për të vënë në zbatim projektin që kemi”,Pontreli.

727: Tajneri i Burrelit, Samuel Nikaj, ka ‘ngatërruar dynjanë’ me një postim të sotëm në ‘Facebook’. Nga kampi matjan thonë se Nikaj, nuk cënohet nga pozicioni i teknikut të skuadrës.

727: Po luhet java e 15-të në Premier Ligën angleze. Ndeshja Lester- Junajtid u mbyll 2-2. Bruno Fernandesh shënoi golin e 10-të për Mançester Junajtid duke barazuar rekordin e Ronaldos për lojtarët portugezë në ishull.

727: Drejtuesit e Arsenalit janë gati të shkarkojnë Artetën.Në pole duket Maks Alegri i cili më parë ishte kërkuar nga Junajtid.

727: Asnjë minutë për Amir Rrahmanin te Napoli. Debutimi i 26-vjeçarit me Napolin, mund të jetë 13 janari. Napoli do të takohet me Empolin në raundin e parë të në Kupës së Italisë.

727: Eduard Rroca shënon përsëri sot me skuadrën e tij Istanbulspor në fitoren 0-2 ndaj Boluspor. Konformohet forma e shkëlqyer në ligën e parë turke me 5 gola të shënuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!