Murinjo drejt finales me Totenhem…

Mançester Junajtid, Mançester Siti, Totenhem dhe ekipi që pozicionohet në vend të 4-ët në Championship, Brentford, do diskutojnë Kupën e Ligës në Angli.

Kupa e Ligës në Angli pas ndeshjeve të djeshme formoi kuartetin gjysmëfinal. Do të jenë Mançester Junajtid, Mançester Siti, Totenhem dhe ekipi që pozicionohet në vend të 4-ët në Championship, Brentford.

Totenhemi mundi Stok Sitin 3-1 duke i prerë biletën ekipit të Murinjos për në katërshen më të mirë të Kupës.

Takimi mes Evertonit dhe Mançester Junajtid, ishte mjaft emociones dhe vetëm në fund Djajtë me Kavanin e Marsial, shënuan dy golat me vlerë kualifikimi.

Ndërkaq shorti ka vendosur dy ekipet e Mançesterit përballë ndërsa Totenhem do ta ketë disi më të lehtë me Brentford. Për Murinjon, ky trofe, duket si i ‘prerë’ pasi e ka fituar 4 herë në 5 finale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!