Shaqiri merr Apoloninë

Siç raportohet nga Fieri, trajneri strugan Artim Shaqiri ka nënshkruar për Apoloninë e Fierit në kategorinë Superiore.

Në fakt Shaqiri në të kaluarën ka drejtuar Kukësin në Kategorinë Superiore, dhe pista shqiptare e futbollit nuk është e panjohur për ish sulmuesin e famshëm.

Ndërkaq, Shaqiri i cili u largua jo pa pengje nga Kukësi, pritet t’ia nisë nga puna duke filluar nga dita e nesërme.

Apolonia e Fierit pas 10 javëve në elitë ka grumbulluar vetëm 5 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!