Dinamo mund Korabin, udhëheq e shkëputur Grupin A

sportiim2

Dinamo i jep ngjyra ‘blu’ Grupit A të Kategorisë së Parë. Në duelin vendimtar të luajtur sot në Pezë-Helmës, skuadra e Fabricio Kamaratës, i dha një dush të ftohtë Korabit ndjekës teksa me një penallti të kthyer në gol nga Da Silva ka marrë tri pikë të arta.

Blutë u panë më kërkues por në episode të caktuara, dibranët të rrezkshëm me Skukën e Mziun. Në start të fraksionit të dytë, gjyqtari Llapra pa një penallti për Dinamon. Da Silva e shndërroi në gol.

Në minutat e fundit, ekipi i Klevis Dalipit ju afrua ndjeshëm barazimit por pa mundur dot të prishë festën e 18 herë kampionëve të vendit.

Ndërkaq në dy takimet e tjera të Grupit A, Oriku-Burreli dhe Veleçiku- Besëlidhja u ndalen te barazimet 1-1.

Rezultate sot, Grupi A

Dinamo-Korabi 1-0

Oriku-Burreli 1-1

Veleçiku- Besëlidhja 1-1

?>