Milan fitore në shtesë, ruan kreun e Seria A

Seria A luajti sot javën e 14-të të saj duke i dhënë fund takimëve zyrtare për vitin 2020.
Humbja e Juves dje me Fioren (0-3) ka bërë që ekipe si Inter, Milan pse jo dhe Napoli, Roma e Lacio, të shohin lart. Interi fitoi 1-2 me Veronën ndërsa Milan arriti të fitojë në shtesë 3-2 me Lacion.
Roma pas humbjes javën e kaluar, rikthehet te fitorja teksa mund 3-1 Kaljarin. Ndeshja Bolonja- Atalana u mbyll 2-2.
Ndërkaq zhgënjen Sampdoria e cila mundet në shtëpi 2-3 nga Sasuolo. Specia nuk merr pikë në fushën e sa pasi e mundi Xhenova 1-2.
Po kështu Napoli që dështon fitojë në ‘Diego Armando Maradona’ kur barazoi në të 92-ën ndaj Torinos 1-1. Sakaq ktheheht në kockë e fortë për të gjitha ekipet e Seria A debutuesja Benevento. Sot skuadra e Pipo Inzagit fitoi në Udine me vendasit 0-2.
Java e 14-të Seria A
Milan- Lacio 3-2
Roma-Kaljari 3-2
Verona- Inter 1-2
Sampdoria-Sasuolo 2-3
Bolonja- Atalanta 2-2
Specia- Xhenova 1-2
Napoli- Torino 1-1
Udineze- Benevento 0-2