Gega: Goli i anuluar? Mu duk ok

Skënder Gega nuk flet për gjyqtarët por kur gafat e tyre evidentohen ndjeshëm, as tropojani nuk ndalet. Edhe pse flet në mënyrë të moderuar. ‘Nga pozicioni im u guk gol‘ thotë Gega pas ndeshjes së barazuar 0-0 me Tiranën në Elbasan.

Çdo trajneri, ekipi i të cilit luan në atë mënyrë, i vjen keq. Luajtëm mirë dhe krijuam intensitet, por humbëm dy pikë dhe shpresojmë t’i kompensojmë. Goli i anuluar? Njerëzit që e kanë parë rastin, aq më tepër ne televizion e dinë më mirë. Unë mendoj se lojtari i Tiranës ka qenë më mbrapa. Ishin gjashtë arbitra dhe duhet ta shihnin me qetësi. Arbitri anësor ishte pak mbrapa, por unë nuk protestoj.

Në mendimin tim besoj se arbitrat gabuam. Kur është e paqëllimshme, duhen mbështetur sepse edhe ata gabojnë. Unë flas në konferencë, por klubi përfaqësohet nga të tjerë dhe ata mund ta shohin me qetësi dhe mund të japin qëndrimin e tyre mbi këtë. Nga pamjet që kemi jam i bindur se ishte gol, por nuk po protestoj, po sqaroj idenë time,” Gega për Supersport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!