Hasani akord me Tiranën

Tirana u ndal në barazim me Kukësin në ‘Elbasan Arena’ 0-0 duke luajtur me futbollistë të rinj por duket se shpejt do ketë një veteran klasi në listë.

Mësohet se Tirana ka arritur akordin me Ferhan Hasanin, mesfushorin nga Tetova, i cili pas aventurës finlandeze është futbollist i lirë.

Burime nga “Supersport”, kanë bërë me dije se palët kanë një gjuhë të përbashkët dhe me shumë mundësi do të firmosin kontratë bashkëpunimi për nga janari e në vazhdim.

Një marrëveshje dhe një prezantim për ‘Bubën’ 30 vjeçar me 25 herë kampionët e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!